Meta: Sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, nga sekti anti-shtet

962

• Pse presidenti thirri popullin? Sepse presidenti i shterojnë të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë është ajo ç’ka zoti u ka dhënë të gjithë shqiparëve

 

Gjatë fjalës në manifestimin madhështor të datës 2 Mars 2020 me pjesëmarrjen e qindra mijëra protestuesve nga gjithë vendi, ka sqaruar se pse vendosi të thërriste këtë protestë kundër mazhorancës. Sipas Metës, institucionit të Presidencës i kanë shteruar të gjitha përpjekjet demokratike dhe sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur popullin nga grushti i shtetit. Kreu i Shtetit tha edhe se po vidhet pasuria kombëtare çdo ditë dhe kjo është një nga arsyet e tjera se pse ai thirri këtë manifestim.

Deklarata
Pse presidenti thirri popullin? Sepse presidenti i shterojnë të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë është ajo ç’ka zoti u ka dhënë të gjithë shqiptarëve. Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, nga sekti anti-shtet, sepse kemi drejtësi me regji që godet të varfëritë të pambrojturit dhe të ndershmit dhe garanton paprekshmërinë e klaneve pranë sektit që ka zaptuar shtetin. Sepse financat publike po shterojnë dhe borxhet publike po rriten në mënyrë katastrofike dhe ato po i paguani të gjithë në mënyrë të padrejtë. Sepse skandalet që financon kontrolli i lartë i shtetit prej miliarda eurosh bie në vesh të shurdhët edhe për qeverinë edhe për Kuvendin, por edhe për drejtësinë që fle.

Presidenti Meta flet për grup puçist: Pinë si shushunja gjakun e popullit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë fjalës në manifestimin e thirrur prej tij në mbrojtje të Kushtetutës më 2 mars, u shpreh se ulet në gjunjë vetëm para popullit dhe flamurit kuq e zi dhe nuk përulet para asnjë grupi puçist.
Meta theksoi se sot Shqipëria është ndarë në dy botë, atë kuq e zi dhe një grup i vogël i errët që i pi gjakun shqiptarëve si shushunja.
“Presidenti i popullit kuq e zi ulet në gjunjë vetëm para popullit she flamurit kuq e zi. Para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze dhe kërkon t shkatërrojë sovranitetin e kushtetutës suaj. Neni 2 i kushtetutës që ju votuat në 98 thotë: Sovraniteti i përket vetëm popullit.
Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim, demokratik për të dëgjuar vendin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve.
Jemi këtu sepse Shqipëria është ndarë në dy botë. Ne atë të popullit kuq e zi dhe në atë të grupit që përfaqëson një botë të erret, tradhtare, puçistë te oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë.
Unë si President i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, pa dekrete për konçesion, që i kanë vetëm një qëllim, grabitjen e Shqipërisë, ata tani kërkojnë edhe rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që oligarkët të fitojnë sa më shumë dhe krimet e tyre Kushtetuese të mbeten të pandëshkuara. Jemi këtu sepse asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu, për t’u vendosur përballë sot, me nisjen e Pranverës së kuqezi, unë si Presidenti I Republikës dhe ushtari i parë i Republikës, kundër grushtit të shtetit.
Pse Presidenti thirri popullin, sepse i shteroi të gjitha përpjekjet institucionale për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti thirri popullin sepse po i vidhet çdo ditë ajo që Zoti i ka dhënë të gjithë shqiptarëve, sepse kemi drejtësi me regji, që godet të varfëritë, të pambrojturit dhe garanton paprekshmërinë e klaneve pranë sektit që ka zaptuar shtetin. Borxhet po ritën në mënyrë katastriofike dh epo i paguani jo me pa të drejtë.
Sepse skandalet që e denoncon KLSh, prej miliarda eurosh bien në vesh të shurdhët për qeverinë, Kuvendin dhe Drejtësinë që fle, sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta, oligarkët kontrollojnë parlamentin”, tha Presidenti Meta.

Meta firmos dekretin
e parë
Presidenti Ilir Meta firmosi para qindra mijëra qytetarëve shqiptarë pjesëmarrës në protestën e 2 marsit dekretin kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues. ndërsa tha se qytetarët i kërkuan të firmosë edhe një dekret për shpërndarjen e parlamentit. Ai tha se do ta bëjë këtë më pas.
“Jam i lumtur se kushtetuta e popullit ka sot në këtë shesh popullin e kushtetutës. Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. kush është pro ju lutem të ngre dorën. Rroftë Republika, rroftë shteti i republikës. Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. (Brohorima nga turma). Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha Meta teksa u ul në një tryezë vendosur në podiumin ku u mbajtën fjalimet, dhe vuri firmën mbi dekret. Presidenti Ilir Meta tha se pas 15 marsit do të firmos në të njëjtën mënyrë, para popullit, dekretin për shpërndarjen e parlamentit. Meta akuzoi ndërkombëtar se ndër vite kanë funksionuar si një organizatë kriminale që kanë luajtur me sovranitetin e popullit shqiptar. Meta kërcënoi se nëse ky dekret që paralajmëroi ta firmosë pas 15 marsit nuk do të merret seriozisht nga mazhoranca dhe ndërkombëtarët, do të mësyjë parlamentin duke e firmosur me popullin brenda kuvendit që sipas tij është ilegjitim.

Qytetarët thirrje Presidentit Meta: Shpërndaje, shpërndaje Parlamentin
Teksa Presidenti Ilir Meta mbante fjalim,në tribunën e mitungut madhështor të 2 marsit qytetarët kanë thirrur në kor “Shpërndaje, shpërndaje Parlamentin”. Kreu i Shtetit gjatë fjalës në podium para njerëzve të mbledhur në shesh ka renditur arsyet se pse e thirri këtë protestë. Ai tha se drejtësia është kapur prej fyti dhe se ajo bëhet me regji nga sekti anti-shtet.
‘Kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më’, Meta: Mos u jepni alibi puçistëve, mimozat dhurojani policëve
Presidenti Ilir Meta në mbyllje të fjalës së tij bëri thirrje për mos të krijuar incidente për të mos i dhënë alibi puçistëve, ndërsa tha s e mimozat të mos i hedhin drejt institucioneve por t’ua dhurojnë policëve.
‘Jemi populli që vuajti më shumë se kushdo komunizmin. Jemi ku u varën klerikët e hoxhallarët. Jemi një popull që jetën e japim por demokracinë jo. Shumë prej jush mund të kenë patur vërejtje për tonin tim, e di , por unë në publik nuk kam treguar as 10 % të krimeve që kanë ndodhur kundër sovraniteti tuaj dhe reformës në drejtësi. Kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e sovraniteti tuaj dhe rikthimin e ligjit. me qetësi dhe drejtësi, e gjithë bota demokratike dhe partnerët me integritet që kanë respekt për popullin tonë. Nuk mund të kesh respekt për popullin tonë nëse vepron me qeveritarët që kanë kapur ligjin. Mos i jepni albi puçistëve. Asnjë mimozë mos hidhni tek institucionet, por dhurojani policëve tanë kudo që ti takoni. Nga sot në të vetmin institucion kuqezi nis marshimi i popullit kuqezi. Zëri i popullit, zëri i zotit. Jemi një popull shqiponjash dhe ato fluturojnë vetëm lartë. Falënderim për bashkatdhetarët që erdhën nga Amerika dhe nga e gjithë bota’, tha Meta