Familja Koxha, jetesë në kushtet e varfërisë ekstreme

1007

Një familje në fshatin Gjoricë të Njësisë Administative Gjoricë, prej vitesh po jeton në kushte mjaft të vështira. Bëhet fjalë për familjen e Adil dhe Selvie Koxhës, bashkë me pesë fëmijet e tyre. Përveç kushteve të vështira, çifti Koxha kanë edhe probleme me shëndetin. Kësaj familje i mungojnë kushtet më minimale për jetesë, përfshirë edhe atë të një banese për të futur kokën, pasi aktulisht banesa e tyre, jo vetëm që nuk plotëson asnjë nga kushtet normale për jetesë, por është edhe tërësisht e rrënuar dhe amortizuar. Gjithë të ardhurat e kësaj familje përmblidhen vetëm 95 mijë lekë të vjetra që marrin nga Bashkia Bulqizë. Kushtet e vështira të kësaj familje kanë detyruar fëmijët që të ndërpresin edhe shkollën. Të vetmit që shkojnë me ndërpreje për shkak se nuk i përballojnë dot janë vetëm dy fëmijet e vegjël të kësaj familje. Në banesën ku jetojnë tani janë munduar të improvizojnë një kuzhinë, ku sipër sobës nuk ka asgjë për të gatuar, përveç një tepsie me bukën e fundit. Çdo gjë në këtë familje vret. Pa banjo, dritare pa xhama, por me plasmas dhe kompesata, pa shtresa fjetje, vetëm një dhomë krejt e nxirë. Kjo gjendje ngjall veçse trishtim, ku përveç varfërisë u duhet të përballen edhe me temperaturat e ulëta të këtij dimri të egër. Selvija e cila nuk është e aftë për punë tregon se kushtet e familjes së saj janë mjaftë të vështira. Kudo pikon çatia, shprehet ajo, ndaj kërkon ndihmë. I afërmi i tyre, Neki Miftari, shprehet se familja ka nevojë për një shtëpi të re, pasi është në varfëri të tejskashme. Të vetmen banesë ku po jeton kjo familje e kanë ndërtuar vetë banorët, ndaj bën thirrje që shteti të marrë masa, pasi kjo famijle po rrezikohet çdo ditë. Zhuljetata Deda, drejtoreshë e Shërbimit Social pranë Bashkisë Bulqizë pranon që kjo është një familje ekstremisht në nevojë. Ajo pohon se bashkia i ka dërguar një shkrese Drejtorisë së Financave për t’i larguar nga ajo banesë, duke i dërguar ato në një banesë, ku bashkia ka në projekt për rehabilitimin e kësaj familje dhe të tjerave në nevojë. Ndër të tjera drejtoresha Deda u shpreh se vetë kryetari i Bashkisë ka marrë përsipër mbështetjen për ndërtimin e një shtëpie të re për këtë familje.