Zerqan, vijon të ruhet tradita e bluarjes së drithërave me anë të mullirit me ujë

1116

Ndonëse në ditët e sotme produktet e dala nga drithërat e ndryshëm, shumë banorë i marrin të gatshme, ka ende zona që vijojnë të ruajnë traditës e prodhimit vetë të tyre. I tillë është edhe rasti i fshatit Valikardhe, në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës. banorë të këtij fshati, por jo vetëm, vijojnë të përdorin mullirin me ujë për bluarjen e drithërave. Por ekzistenca e këtij mulliri, është meritë e familjes Hidri e cila e mirëmban atë prej më shumë se tre brezash. Ismet Hidri thotë se kjo traditë e familjes së tij ruhet që prej tre brezash ndërsa kontributin më të madh e ka dhënë babai i tij. Por edhe Ismeti vetë ka sakrifikuar duke lënë një punë që paguhej më shumë, për të vijuar traditën e mullixhiut.Nga ana tjetër, Ismeti thotë se dëshiron ta trashëgojë këtë traditë edhe tek fëmijët e tij.
Ai shprehet se sot janë mbi 10 fshatra që e përdorin këtë mulli, ndaj dhe tradita duhet të vazhdojë.Për banorët e zonës, përodirimi i mullirit me ujë për bluarjen e drithërave jo vetëm që ka kosto të ulët, por edhe nxjerr miell të pastër.
Ndonëse para disa dekadash mulliri me ujë ishte e vetmja mënyrë për të bluar drithërat, sot numri i tyre opo vjen duke u reduktuar ndjeshëm, duke shkuar drejt asaj që këto objekte të kthehen në vepra rralla.