TREGU I SHUPENZËS PA ASNJË KUSHT, PRET INVESTIM NGA BASHKIA BULQIZË. FERMERËT ANKOHEN EDHE PËR MUNGESË TË SHITJES

764

Trgu i Shupenzes tashme ka krijuar traditen tregtare dhe qytetarinë. Çdo javë ai mbushet plot me prodhime bujqësore dhe blektorale që vijnë nga fshatrat e zonave përreth. Produktet që tregëtohen janë të një cilesie të lartë ashtu siç janë në përgjithësi prodhimet e Dibrës. Por ende kësaj tradite nuk po i vjen në nduihmë shteti. Duhet të krijohet sa më parë infrastruktura e një tregu modern ku të ketë standartet e tregjeve të qyteteve të tjera. Dhjetra fermerë të fshatrave të Dibrës e Bulqizës mblidhen çdo të dielë në Shupenzë për të tregtuar prodhimet e tyre. Por ndonëse ky është një ndër tregjet tradicionale të zonës i cili është përdorur prej dekadash, askush nuk ka menduar për përmirësimin e kushteve të tij, duke i lënë fermerët në qiell të hapur. Megjithëse nuk kanë kushte, vetë tregtarët thonë se paguajnë taksën sa herë që dalin aty. Por si të mos mjaftonin kushtet skandaloze ku ata tregtojnë prodhimet e mbledhura gjatë këtij viti, fermerët thonë se po përballen edhe me mungesë të fuqisë blerëse e kjo ka bërë që çmimet të jenë shumë të ulta.Tregtarët thonë se çmimi i shumë produkteve ka rënë ndjeshëm, duke mos mbuluar as koston deri në prodhim. Shupenza pret investim për tregun e ri.