LINJA E ENERGJISË ELEKTRIKE RREZIKON FAMILJARËT

771

Familja Previzi nga Sopoti i Bulqizës, apelon ndaj OSHEE-së.

Problemet sociale dhe vështirësitë e jetës së banorëve të Bulqizës shfaqen në forma nga më të ndryshmet. Jo rrallë herë shqetësim janë bërë dhe rreziqet që vijnë për shkak të infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike. Linjat e energjisë elektrike që kalonjë pranë banesave përbëjnë një rezik që duhet patur në konsideratë. Shembull konkret për këtë që thamë më sipër është familja e Subi Previzit nga fshati Zall-Sopoti i Zerqanit në Bashkinë e Bulqizës, e cila po rrezikohet nga linja e energjisë elektike të cilën e ka pak metra larg banesës. Për të evituar këtë rrezik nuk duhet ndonjë investim i madh. Në mungesë të një shtylle të posaçshme, telat përcjellës janë vendosur në një pemë arrë. Por familjarët tregojnë se sa herë ka reshje shirash apo fryn erë, linja shpërthen në flake, si pasojë e kontaktit të telave me degët e pemës. Kjo ka bërë që fëmijët të rrezikohen pasi pas shkëndijës, telat këputen e mbeten në tokë. Po ashtu, familja Previzi qëndron me ditë të tëra pa energji elektrike në banesë deri kur elektriçistët të rilidhin telat. Ata shprehen se OSHEE Bulqizë i ka kërkuar familjes ta blejë vetë ajo shtyllën, duke mos pranuar që ta sjellin ata. Familja Previzi kërkon ndërhyjen e menjëhershme të OSHEE në mënyrë që të shmanget ndonjë tragjedi e mundshme. Rreziku është prezent për këtë familje ashtu siç vazhdon indiferenca e OSHEE të Qarkut Dibër.