BASHKIA BULQIZË NË NDIHMË TË BANORËVE TË PREKUR NGA TËRMETI

966

Si kudo në vendin tonë që po sensibilizohet opinioni kambëtar dhe ndërkombëtar ndaj dëmeve që shkatoi tërmeti i 26 nëntorit 2019, edhe qytetarët e e bashkisë Bulqizë po reflektojnë me humanizmin e tyre duke dhueuar sipas mundësive të tyre ekonomike. Ky solidaritet vëllazëror tregon se shqiptarët kanë të ngulitur thellë ndjenjën e humanizmit dhe të ndihmës në rast emergjence. Një organizim të tillë e ka filluar dhe drejtuar vetë kryetari i bashkisë, Lefter Alla. Pasi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave e tërmetit që goditi Shqipërine, kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile pranë Bashkisë si dhe drejtuesit e institucioneve ku ka kërkuar që të bëhet sensibilizimi për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Në këtë kuadër në qendër të qytetit të Bulqizës është ngritur një stendë për t’ju dhënë një mundësi banorëve, kompanive private, bizneseve për të sjellë ndhma në ushqime veshmbathje dhe para kesh sipas mundësive të tyre. Per t’u ardhur në ndihmë sadopak banorëve të prekur nga tërmeti edhe disa institucione u shprehën të gateshëm për ndihmë për këto banorë Ndërkohë kreu i Bshkisë Lefter Alla bëri thirrje bizneseve të Bulqizës si dhe kompanive të kromit që të kontribojnë për situatën e krijuar tek banorët e prekur nga tërmeti. Edhe në Bulqizë ka mjaft familje të varfëra që mezi e përballojnë jetën në kushte normale. Dhe në rastin e dëmtimit të shtëpive të tyre, Bashkia është fokusuar t’ua lehtësojë vuajtjen dhe të kapërcejnë me dinjitet situatën e rëndë që po kalojmë. Është për t’u falenderuar komuniteti i Bulqizës dhe gjithë faktorët ekonomikë që po japin ndihmë konkrete me materiale dhe vlerë monetare.