Demokratët e Dibrës, leksion trimërie dhe qytetarie

874

“QË TË PËRPAROJË EKONOMIA DUHET TË MARRË FUND HAJDUTËRIA ME PASURITË E SHQIPTARËVE, ME BUXHETIN ME PASURITË MINERARE”,- tha Basha në takimin që u zhvilluan në qytetin e Peshkopisë ku u prit me mjaft pjesëmarrje dhe interes nga demokratët dhe qytetarët dibranë

 

Në situatën e krijuar pas votimeve të padekretuara të 20 qershorit, Kryetari i Partisë Demokratike zoti Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me qytetarët në qarkun e Dibrës. Basha u zhvendos pasditën e së martës, më 23 korrik 2019, në qytetin e Peshkopisë. I ardhur nga Kukësi, fillimisht Basha u ndal në njësinë administrative Kastriot, pasi një grup mbështetësish i dolën përpara për ta takuar. Më pas takimet e tij u zhvilluan në qytetin e Peshkopisë ku u prit me mjaft pjesëmarrje dhe interes nga demokratët dibranë. Nga ky qytet, Basha u shpreh se në vend të të burgosurve politikë, që nga 16 Shkurti, duhet të ishin vjedhësit e zgjedhjeve të 2016 në Bashkinë Dibër.
“Demokratët e Dibrës kanë dhënë një leksion kurajoje, trimërie dhe qytetarie prej 16 shkurtit e në vijim. Në çdo protestë pjesëmarrja e dibranëve ka qenë e fuqishme dhe ato erdhën duke u bërë gjithmonë edhe më të mëdha, gjithmonë edhe më të fuqishme.
Demokratët dibranë dhe qytetarët e Dibrës kanë spikatur me pjesëmarrje, kanë spikatur me vendosmëri, kanë spikatur me kurajo. Kjo nuk i ka shpëtuar askujt, të gjithë e dinë, të gjithë e kanë vënë re dëshirën e papërmbajtshme për të protestuar për padrejtësitë që i janë bërë komunitetit dibran. Duke qenë balli i betejës që ju keni zënë si Dibër dhe si dibranë nuk ka shpëtuar nga vëmendja as e regjimit kriminal.
Ky regjim riktheu të burgosurit politik me afro 160 të burgour politikë prej 16 shkurtit, mori dhe futi në mënyrë të paligjshme në qelitë e burgjeve protestues ndaj tij, aty ku duhet të ishin ata që u kapën duke vjedhur votën me zë dhe figure. Por në vend të tyre çuan në burgje qytetarët që protestonin kundër krimit të tyre. Pas 30 qershorit ne bëmë protestën më të madhe që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, jo në një shesh, por në gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë njëkohësisht, me 85% të qytetarëve pjesëmarrës në referendumin popullor “Rama Ik”. Referendumi “Rama Ik” i 30 Qershorit ndodh në kushtet kur Shqipëria është në kolaps total ekonomik për shkak të babazisë dhe hajdutërisë së Edi Ramës dhe një bande njerëzish që janë vërsulur mbi buxhetin e shtetit mbi pasuritë e shqiptarëve që kanë kthyer çdo institucion të shtetit një instrument vjedhjeje duke nisur me parlamentin dhe duke vazhduar me drejtorinë më të fundit në qarkun më të largët të Shqipërisë”, -tha Basha në takimin që u zhvilluan në qytetin e Peshkopisë ku u prit me mjaft pjesëmarrje dhe interes nga demokratët dhe qytetarët dibranë.