BASHA, VIZITË NGUSHËLLIMI NË FAMILJEN E TË NDJERIT LUAN PUSTINA

1442

Ditën e enjte, datë 01 gusht 2019, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës “Bashkësia Dibrane” z. Bujar Kapexhiu, zhvilluan një vizitë, në shtëpinë e të njerit Luan Pustina, ku u takuan me familjarët e tij.
Ato u takuan dhe ngushëlluan bashkëshorten e të ndjerit, znj.Gjyltere dhe dy vajzat Andia dhe Laura Pustina, të shkencëtarit, humanistit dhe njeriut model të shoqërisë tonë, Luan Pustinës, i cili ka kontribuar me mjaft mendime të vyera, projekte studimore, ekonomiko-sociale mbi Rrugën e Arbrit etj.
Zoti Lulzim Basha, e quajti humbje të madhe ndarjen nga jeta të intelektualit Luan Pustina, i cili me punë, i ka lënë brezave të ardhshëm një trashëgimi të fuqishme, për të luftuar me intelekt varfërinë, prapambetjen, për të vendosur arsyetimin mbi padrejtësisë. Ai ishte shembulli model i një prindi të nderuar, e që me egon e tij krijoj një shoqëri të veçantë dhe u dallua për projektet të dobi të komunitetit dibran të Tiranës, në studime mbi volontariatin shqiptar, në nisma bamirësie, pjesëmarrës në dhjetra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, në sesione shkencore, theksoi z. Basha.
Ndërsa kryetari i Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, z. Bujar Kapexhiu vlerësoj shumë punën e pakursyer dhe të palodhur të Luan Pustinës, figurë që transmetonte vetëm mirësi dhe pozitivitet.
Nën gjurmët e tij, komuniteti dibran, njeh mjaft arritje në realizime aktivitetesh, konferencash dhe sesione shkencore mbi genocidin serb në trojet Shqiptare, projekti ekonomiko-social mbi Rrugën e Arbrit etj.
Ndërsa znj. Gjyltere, vlerësoj kontributin e Luanit si bashkëshort e si prind model në edukimin e fëmijëve e brezave të ri. Ai u largua nga kjo botë, me mjaft projekte të parealizuara.
Dy vajzat e z. Luan Pustina, Andia dhe Laura, të emocionuara, vlerësuan vizitën e z. Lulzim Basha dhe i përcollën atij respektin e veçantë që babai i tyre kishte për të.
Gjthashtu ato morën angazhim që të gjitha materialet studimore, problematikat me karakter ekonomik dhe social, të Luan Pustinës t’i botojnë në një vëllim shkencor i cili do të mbaj emrin e tij, e që do të promovohet në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane” në një akademi solemne.