Basha me të dërguarin e Departamentit të Shtetit: Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve…

813

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, më 4 shtator 2019 zhvilloi një takim me David Kostelancik, drejtori i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit për Europën Qendrore dhe Jugore. Basha shkruan në një postim në Tëiter se, takimi ishte shumë i hapur dhe konstruktiv. “Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënie fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”, shkruan Basha.